Konfirmohet: Thaçi e Kurti takohen sot në oren 15:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Kurti në konferencën për media që u mbajt pas takimit me Komisionin e Posaçëm për Parandalimin e Koronavirusit tha se takimi do të mbahet në orën 15:00, shkruan lajmi.net.

“Do të ketë takim sot. Unë kam deklaruar para tri ditëve që të premten pasdite do të takohemi. Dhe do të takohemi sot në orën 15:00, por pa shtrëngim duarsh”, tha Kurti.

Takimi i Kurtit me presidentin vjen pas situatës së fundit politike të krijuar me paralajmërimet e SHBA-ve për sanksione ndaj Kosovës nëse nuk hiqet taksa.

Presidenti Thaçi ndërkaq të hënën ka takuar një nga një liderët e tjerë politik, përveç Kurtit me të cilin do të takohet sot.