Konfirmon Bayern: Hansi Flick do të jetë trajneri i skuadrës deri në fund të sezonit

Bayern Munich ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm mbi postin e trajnerit të skuadrës.

Me Niko Kovac që u shkarkua më herët gjatë këtij viti, Hansi Flick është njeriu që ka drejtuar skuadrën e Bayern Munich.Emra si ai i Massimiliano Allegrit ishin të lidhur me stolin e Bayern, por bordi drejtues i gjigantit bavarez ka një tjetër plan.

Rummenigge ka bërë të ditur se bavarezët do të vazhdojnë me Flick, të paktën deri në fundin e këtij sezoni.

“Ne tek Bayern jemi të kënaqur me punën e Hansi Flick. Nën urdhrat e tij, ka pasur përmirësim në paraqitjet në fushën e blertë, si në kualitet ashtu edhe në atë që lojtarët kanë arritur” ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.net.“Kemi vendosur rekord në historikun 29 vjeçar të Ligës së Kampionëve, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në fazën e grupeve, dhe në Bundesliga jemi kthyer në pjesën e epërme të tabelës.”

“Jam i bindur se Bayern do të vazhdojë vitin tjetër ku e kemi lënë në ndeshjet e fundit, duke luajtur futboll atraktiv dhe të suksesshëm” ka shtuar tutje shefi ekzekutiv i skuadrës.Hansi Flick pëlqehet shumë edhe nga yjet e skuadrës si Robert Lewandowski e Thomas Muller.