Konsumi i energjisë nga inteligjenca artificiale, një studim jep parashikimin e frikshëm

Firmat e mëdha të teknologjisë kanë nxituar të shtojnë inteligjencën artificiale në shërbimet e tyre që kur ChatGPT hyri në skenë vitin e kaluar.

Inteligjenca artificiale mund të konsumojë po aq energji sa një vend në madhësinë e Holandës deri në 2027 paralajmëroi një studim i ri.

Firmat e mëdha të teknologjisë kanë nxituar të shtojnë inteligjencën artificiale në shërbimet e tyre që kur ChatGPT hyri në skenë vitin e kaluar.

Këto shërbime përdorin shumë më tepër fuqi se aplikacionet konvencionale dhe si rezultat konsumojnë më tepër energji.

Mirëpo studimi tha gjithashtu se impakti mjedisor i AI mund të minimizohet nëse ritmi i rritjet ngadalësohet.

Shumë ekspertë, përfshirë autorin e raportit, thonë se hulumtime të tilla ende janë spekulative duke qenë se firmat e teknologjisë nuk ndajnë të dhëna të mjaftueshme për parashikime më të sakta.

Që inteligjenca artificiale kërkon harduerë më të fuqishëm sesa proceset e zakonshme kompjuterike, kjo nuk përbën dyshim.

Studimi nga Alex De Vries, një kandidat PhD pranë Shkollës së Biznesit dhe Ekonomisë VU Amsterdam, është i bazuar në disa parametra që mbeten të pandryshuar, siç është ritmi me të cilin AI po rritet, disponueshmëria e çipeve dhe serverët që vijojnë në kapacitete të plota gjithë kohën.

De Vries parashikon se Nvidia do të furnizojë 95 përqind të çipeve AI që kërkohen nga industria. Bazuar në këto indikatorë, pritet që deri më 2027 konsumi i energjisë nga AI çdo vit të shkojë në 85-135 teravat-orë (TWh.)

Sipas tij, gjetjet sugjerojnë se AI duhet të përdoret vetëm kur në të vërtetë lind nevoja për të.