Koreja e Veriut dhe SHBA rifillojnë bisedimet bërthamore më 5 tetor

Zëvendës ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut, Choe Son Hui është shprehur se Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë dakorduar të rifillojnë negociatat bërthamore më 5 tetor, pas një ngërçi me muaj për tërheqjen e sanksioneve në këmbim të çarmatimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Diplomatja e lartë koreanoveriore Choe Son Hui në një deklaratë sot tha se Koreja e Veriut dhe SHBA do të kenë kontakt paraprak më 4 tetor para se të zhvillojnë bisedimet e nivelit të punës më 5 tetor.

Choe shprehu optimizëm për rezultatin e takimit por nuk tha se ku do të zhvillohet.