Ballina Arritje Teknologji Koreja e Veriut fshihet pas vjedhjes së 1.4 miliardë dollarëve kriptoasete nga...

Koreja e Veriut fshihet pas vjedhjes së 1.4 miliardë dollarëve kriptoasete nga Bytbit

ZachXBT u shpreh 100 përqind i bindur se grupi Lazarus është pas këtij hakimi masiv. Firma e monitorimit të blockchain Elliptic gjithashtu arriti në të njëjtin përfundim.

Ditën e Premte hakerët vodhën 1.4 miliardë dollar Ethereum nga bursa e kriptomonedhave Bytbit në atë që konsiderohet si vjedhja më e madhe në historine e industrise.

Pas hakimit disa firma të monitorimit të blockchain, si dhe hetuesi i shquar ZachXBT, drejtuan gishtin nga qevera e Koresë së Veriut dhe grupit të saj të hakerëve Lazarus.

ZachXBT ishte i pari që doli me këtë përfundim pasi ishte gjithashtu i pari që zbuloi hakimin. Sipas hulumtuesit, i cili ka arritur të gjurmojë edhe hakimet e kaluara të Phemex, BingX dhe Poloniex, kriptoasetet e vjedhura nga Bybit u dërguan në portofolë të përdorur nga hakerët e Koresë të Veriut.

ZachXBT u shpreh 100 përqind i bindur se grupi Lazarus është pas këtij hakimi masiv. Firma e monitorimit të blockchain Elliptic gjithashtu arriti në të njëjtin përfundim.

Elliptic tha se beson se hakerat e Koresë së Veriut ishin përgjegjës, “bazuar në faktorë të ndryshëm, duke përfshirë analizën tonë të pastrimit të kriptoaseteve të vjedhura”. Kompania shtoi se Lazarus Group ndjek një “model karakteristik” për të pastruar kriptoasetet që vjedh.

Firma e inteligjencës Blockchain TRM Labs gjithashtu arriti në përfundimin “me besim të lartë” se Koreja e Veriut qëndronte pas hakimit të Bybit, tha kompania në një postim në blog të premten.