Koreja e Veriut mund të lëshojë një raketë ditët e ardhshme

Sinjale radioje dhe radarë të aktivizuar në një bazë raketash koreano-veriore ka rritur frikën se vendi po përgatit një lëshim tjetër rakete, njoftuan sot mediat koreano-jugore dhe japoneze.

Cho Myoung-Gyon, ministri koreano-jugor i Bashkimit, theksoi sot kishte pasur një aktivitet të rëndësishëm në Veri kohët e fundit por, theksoi se qeveria duhet të presë dhe të shikojë nëse kjo do të sillte një testim rakete apo ishte një provokim.

Koreja e Veriut ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar me programin e saj balistik, por nuk ka kryer testime raketash që prej 15 shtatorit duke rritur shpresën se ashpërsimi i sanksioneve të OKB-së ka qenë i suksesshëm.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, që citon një burim qeveritar, njoftoi se një radar i raketave ishte vënë dje në punë në një bazë koreano-veriore dhe se trafiku i telekomunikacionit ishte rritur.

“Ne duhet të ndjekim me kujdes situatën para se të përcaktojmë nëse veriu po përgatit një testim rakete apo manovrat e dimrit që fillojnë të premten.

“Koreja e Veriut muund të lëshojë një raketë ditët e ardhshme”, sipas Kyodos./ata/