Koreja e Veriut njëhëson orën me Jugun si pjesë e përpjekjeve për paqe

ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut njoftoi se ka ndryshuar zhvendosur akrepat e orës me 30 minuta përpara për të njëhësuar kohën e saj me atë të Koresë së Jugut si pjesë e përpjekjeve intensive diplomatike për paqe në gadishull.

“Vendimi për të ndryshuar orën u miratua nga Asambleja Supreme e Popullit në shtetin hermetik komunist”, njoftoi dje agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

“Ndryshimi i kohës është hapi i parë praktik i ndërmarrë pas samitit të tretë historik mes Koresë së Veriut dhe Jugut për të përshpejtuar procesin për Veriun dhe Jugun që të bëhen një dhe të kthejnë elementet e tyre të ndryshme dhe ndarëse në një të vetme”, raportoi KCNA-ja.

Lideri koreanoverior propozoi këtë masë gjatë takimit historik javën e kaluar me presidentin koreanojugor, Moon Jae In që u zhvillua në vendin që quhet Shtëpia e Paqes që ndodhet në kufij mes dy shteteve.

Koreja e Veriut krijoji zonën e saj kohore më 15 gusht, duke çuar pas orën me 30 minuta. Kjo zonë e re kohore u quajt “Koha e Phenianit” nga qeveria. Ndryshimi i orës u krye për të shënuar 70-vjetorin e humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.