Koronavirusi/ Studimi në Kinë: Mund të qëndrojë në ajër për 30 minuta, distanca e sigurisë 4.5 metra

Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për të paktën tridhjetë minuta dhe të mbulojë një distancë prej rreth 4.5 metrash brenda, siç është për shembull një autobus i vogël, pra shumë më tepër sesa siguria e një ose dy metrave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore në pjesë të ndryshme të botës.

Një studim nga epidemiologët kinezë, botuar nga revista shkencore Practical Medicine dhe e cituar nga South China Morning Post, thotë se koronavirusi mund të mbetet në sipërfaqe për ditë, duke rritur rrezikun e kontaktimit të tij për ata që i prekin, përcjell italiania “La Repubblica”.

Duhet thënë se të dhënat që dalin nga kjo analizë kanë nevojë për studime të mëtejshme për t’u verifikuar, sepse asgjë nuk është e ‘prerë’. Studiuesit kinezë raportojnë se qëndrueshmëria në sipërfaqe i nënshtrohet faktorëve të ndryshueshëm, siç është lloji i sipërfaqes dhe temperatura: në 37 gradë celsius, virusi mund të rezistojë deri në dy ose tre ditë, në qelq, metal, plastikë, letër dhe pëlhura shpjegojnë pas hetimit të një grupi infeksionesh, epidemiologët nga Provinca Hunan.

Pastaj, sipas studimit, koronavirusi mund të mbijetojë më shumë se pesë ditë në jashtëqitje ose lëngjet e trupit.

Dhomat e mbyllura dhe të vogla janë në rrezik të infektimit. “Mund të konfirmohet se në një ambient të mbyllur me ajër të kondicionuar, distanca e transmetimit të koronavirusit të ri do të tejkalojë distancën e njohur zakonisht si të sigurt”, shkruajnë studiuesit të udhëhequr nga epidemiologu
Hu Shixiong, në hulumtimin e botuar në revistën shkencore, duke marrë si shembull, atë të një autobusi.

Studimi ekzaminoi një grup rastesh që datojnë nga 22 janari, disa ditë para fillimit të vitit të ri hënor dhe kur epidemia nuk u njoh ende si një emergjencë kombëtare në Kinë. Një pasagjer i cili tashmë po përjetonte simptomat e sëmundjes, të identifikuar si “A”, hipi në një autobus me gjatësi të plotë prej 48 vendesh, i ulur në rreshtin e parafundit, pa maskë për të mbuluar fytyrën. Sipas pamjeve të kamerave CCTV (e detyrueshme në Kinë), burri nuk ndërveproi me pasagjerë të tjerë gjatë gjithë udhëtimit, i cili zgjati katër orë. Coronavirus, megjithatë, kishte kohë për të zbritur në shtatë pasagjerë të tjerë përpara se A të zbriste, sipas rezultateve të studiuesve, përfshirë disa që ishin gjashtë rreshta përpara “pacientit zero”, në një distancë të vlerësuar, në fakt, në rreth 4,5 metra.

Rreth gjysmë ore pas përfundimit të udhëtimit, një tjetër grup njerëzish hipën në autobus dhe njëri prej tyre që nuk e mbante maskën, u infektua, kjo mendohet për shkak të grimcave të thithura nga grupi i pasagjerëve të ulur më parë. Pacienti i marrë në konsideratë, megjithatë, hipi në një minibus tjetër, duke infektuar, brenda një ore, dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve ishte në një distancë prej rreth 4.5 metra.

Më në fund, sipas studimit, askush nga personat që mbanin maskë për të mbuluar fytyrën ndërsa udhëtonin me pacientin zero nuk kontraktuan koronavirusin. Edhe pse ka akoma pyetje të hapura rreth studimit – siç është fakti që personi i ulur pranë A nuk e ka kontraktuar koronavirusin, pavarësisht se ka ekspozimin më të lartë – përfundimi i studiuesve është që të vësh maskën kur të përdorim mjetet publike, përfshirë metro dhe aeroplanët, dhe “minimizojmë kontaktin midis duarve dhe hapësirave publike, dhe shmangjen e prekjes së fytyrës”.