Kosnett reagon për emërimin e Naser Shalës në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Pas ambasadës së Britanisë, ka reaguar edhe ajo e SHBA-së në lidhje me emërimin e Naser Shalës në postin e drejtorit të Agjencisë për Verifikim të Pronës.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë është shprehur i zhgënjyer me vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.

Sipas tij, deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin se sa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës.

“Pajtohem me Ambasadën e Britanisë. Jam thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës”, ka shkruar ambasadori Philip Konsett në faqen e tij zyrtare në Tëitter.

“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin më shumë se të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar ai.