Kosova bëhet me Ligj për Paga

Pas një debati shumë të gjatë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro Ligjit të ri për Pagat, njofton Klan Kosova.

Ky ligj ditëve të fundit ka nxitur pakënaqësi tek zyrtarët publik që paguhen nga buxheti i shtetit.

Si pasojë mësimdhënësit, mjekët, shërbyesit civil dhe kategori të tjera kanë mbajtur greva përmes të cilave kanë kërkuar paga më të larta.