Kosova bindshëm triumfon ndaj San Marinos

Kosova ka shënuar me rezultat të thellë 4 – 1 në miqësoren ndaj San Marinos.

“Dardanët” ishin më të mirë qysh nga minuta e parë duke dominuar të gjitha aspektet, shkruan lajmi.net.

Vedat Muriqi hapi serinë e golave pas asistimit të Arbër Zenelit (28′).

Në fundin e pjesës së parë, Zeneli harkoi në mënyrë të mrekullueshme duke gjetur Muriqin, që dyfishoi epërsinë (45+1).

Edhe pjesa e dytë për Kosovën ishte mjaftë e mirë duke shënuar edhe dy herë tjera.

Të dy golat u realizuan prapë nga Muriqi. Një minutë pasi nisi pjesa e dytë, Zeneli asistoi sërish për Muriqin që kompletoi het-trikun e parë për Kosovën.

Tutje, Lirim Kastrati fitoi një penallti, nga e cila nuk fali Muriqi, duke u bërë golashënuesi i parë në histori të Kosovës që shënon katër gola brenda një ndeshje (76′).

Në rastin e parë në ndeshje, San Marino gjeti golin pas një gabimi në mbrojtje, ku shënoi Tomassini (85′).

Ndërkohë, për Kosovën, miqësorja e dytë do jetë ndaj Maltës.