Kosova i mbyll me humbje kualifikimet

Përfaqësuesja e Kosovës i ka mbyllur me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke pësuar nga Bjellorusia.

“Dardanët” u mposhtën 0:1 nga Bjellorusia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Antilevskiy realizoi supergol për bjellorusët në minutën e 43-të e që në fund doli të ishte vendimtar për epilogun final të takimit.

Kosova kishte iniciativën thuajse gjatë tërë takimit, duke kërkuar golin në disa raste.

Meriton Korenica kishte mundësi të mirë në pjesën e dytë, por topi i goditur nga ai shkoi pak mbi portë.

Kosova me këtë humbje përfundon në pozitën e parafundit (5) me 11 pikë. Bjellorusia ngritet në vendin e katërt me 12 pikë.

Nga vendi i parë në Evropian shkon Rumania me 22 pikë të tubuara, ndërkaq e dyta është Zvicra me 17 të tilla.