Kosova me 5 Kombëtare në garat ndërkombëtare gjatë verës

Përfaqësueset e Kosovës në basketboll do të jenë aktive gjatë verës. Rrugëtimin e para në Shkup e fillon Kosova U20 te meshkujt nga 7 deri më 16 korrik.

Ngjarja kulmore është në Prishtinë, ku Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian, nga datat 19-27 korrik.

Rrugëtimin evropian e vazhdon Përfaqësuesja U-18 djemtë, në Portugali në datat 21-30 korrik.
Vashat Dardane U18 udhëtojnë për në Durrës nga 1 deri më 6 gusht.

Aventurat Evropiane mbyllen me Përfaqësuesen U-18 vajzat, të cilat do të luajnë në Rumani nga data 28 korrik deri më 6 gusht.