Kosova mposhtet nga Guinea, golin për Dardanët e shënon Arb Manaj

Kosova ka pësuar humbje ndaj Guinesë me rezultat  2-1 në miqësoren e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Në këtë ndeshje janë provuar disa nga lojtarët e rinj që janë potencial për të luajtur në të ardhmen në Kombëtaren A.

Ndeshja filloi me kujdes të shtuar nga të dyja skuadrat, duke mos rrezikuar për ndonjë gabim.

Në minutat e parë, filloj të vërehej një lojë më ashpër nga lojtarët e Guinesë, të cilët vazhdonin të bënin ndërhyrje të njëpasnjëshme.

Rasti më i rrezikshëm në ndeshje për Kosovën erdhi kur Arbër Hoxha që gjuajti në portë, por portieri intervenoi.

Një rast më i mirë ishte për Guinenë, me lojtarin e tyre që dështoi të shënonte brenda zonës, me topin që kaloi mbi portë.

Ibrahima Conte rrezikoi portën e Kosovës, por Visar Bekaj bëri pritje fantastike në minutën e 45+1-të.

 

Në pjesën e dytë, Bernard Challandes bëri disa zëvendësime, duke freskuar skuadrën, por që rezultati nuk i doli mirë në fund.

Kjo pasi Guineja shënoi në minutën e 60-të me Moustapha Kouyate, i cili gjuajti me kokë, duke mos i dhënë asnjë mundësi Bekajt (1-0).

Vetëm gjashtë minuta më pas erdhi edhe foli i dytë.  Lavdrim Hajrulahu luajti me dorë në zonë, ky gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Jose Kante që ngriti rezultatin në 2-0.

Se pjesa e dytë i takoi Guinesë, tregon edhe rasti i Mamadou Kane, i cili i vetëm me Bekajn nuk shënoi, pasi portieri ynë ia arriti ta bllokojë gjuajtjen.

Në kohën shtesë, Kosova ngushtoi epërsinë me Arb Manajn, i cili mori pasim të bukur nga Loshaj për të shënuar për 2-1.

 

Kosova pas tri ditësh luan ndaj Gambisë.