Kosova niset drejt Spanjës

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të niset drejt Spanjës ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”.

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të niset drejt Spanjës për të zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar2022”, shkruan lajmi.net.

Lojtarët e Kombëtares pritet të nisën nga Aeroporti “Adem Jashari” në orën 15:00 ku do të marrin rrugën për në Sevilla të Spanjës.

Pas udhëtimit, djelmoshat do të akomodohen dhe sipas agjendës do të mbajnë vetëm një seancë stërvitore para ndeshjes të së mërkurës.

Ndehsja do të zhvillohet në orën 20:45 në Estadio Olímpico të Sevillas.