Kosova pret Danimarkën, Dardanëve i nevojitet fitorja me plus shtatë pikë diferencë

Kosova sot (e shtunë) përballet me Danimarkën, në njërën nga sfidat më të rëndësishme në vitet e fundit në basketboll.

Dardanët duhet të fitojnë me 7 pikë dallim ose më shumë për tu kualifikuar në kualifikimet e Eurobasket 2025.

Ky është Rrethi i Tretë Parakualifikues, ku në grup ishte edhe Zvicra, që pësoi katër humbje. Danezët kanë tri fitore, kurse dardanët dy fitore e një humbje. Danimarka fitoi ndeshjen e parë ndaj Kosovës 82:75.

Nga kjo ndeshje do të vendoset kombëtarja e fundit që do të marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2025.

32 shtete marrin pjesë, ku më pas 20 prej tyre kalojnë tutje, ndërsa Evropiani pas dy vjetësh do të zhvillohet në Letoni, Poloni, Finlandë dhe Qipro.

Ndeshja Kosovë-Danimarkë zhvillohet më 5 gusht në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me fillim nga ora 20:45.