Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit – përfshihen edhe prurjet e reja

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

Grumbullimi i Përfaqësueses për këto ndeshje fillon më 27 maj.

Rrudhani, Kurtulus dhe Sahiti për herë të parë janë grumbulluar dhe trajneri Giresse do të shpresojë në kontributin e madh për këtë muaj të ngjeshur, por që janë rikthyer edhe Arbër Zeneli e Benjamin Kololli.

Në sy bien edhe mungesat si, Florent Hadërgjonaj, Elbasan Rashani, Bersant Celina dhe Astrit Selmani.