Kosova me të madhe importon mallra nga Serbia

Raportet e Kosovës me Serbinë veçse janë të njohura. Në asnjë fushë të vetme nuk arrihet gjuhë mirëkuptimi, mirëpo të gjitha mosmarrëveshjet bien poshtë kur vjen puna tek ekonomia.

Ndonëse sektor mjaft i rëndësishëm, Serbia vazhdon të mbetet importuesi kryesor i Kosovës. Në bazë të statistikave 13.9 përqind e mallrave janë të importuara nga Serbia.

Madje në top partnerët kryesor me të cilët Kosova bashkëpunon në ekonomi, kryeson listën shteti Serb.Menjëherë pas Serbisë, është Gjermania destinacioni i dytë i importimit të mallrave. 12.3 përqind e mallrave janë të importuara prej shtetit Gjerman.

Ndryshe edhe Turqia vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm në këtë fushë. 10.3 përqindëshi i mallrave ka destinacion Turqinë. Kina me 9.3 përqind, Italia 7.3 përqind, Maqedonia 5.6, Greqia 4.2, Shqipëria me të njejtën përqindje, Bosnja dhe Hercegovinë 2.8 përqind, e Polonia me 2.7 përqind.

Partnerët kryesor të Kosovës në këtë fushë mbesin, Shqipëria, Serbia, Kazakistani, Maqedonia, Zvicra, Mali i Zi, Gjermania, Holanda, Kina e Bullgaria.