Kosova U-17 pëson humbje nga Skocia U-17

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka pësuar humbje në përballjen ndaj Skocisë.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën e parë të kualifikimeve EURO U-17.

Të parët që kaluan në epërsi në këtë sfidë ishin skocezët (28’), të cilët përmes L.Fiorini zhbllokuan rezultatin (1:0), rezultat ky me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë tregoi edhe nga një gol për secilën skuadër.

Ishin fillimisht djelmoshat e Kosovës, të cilët pas disa tentimeve arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Huseinit, në minutën e 71’.

Vendasit nuk vonuan shumë dhe në minutën e 77’ rikthyen epërsinë me anë të Winter.Kjo ishte xhiroja e parë e grupeve dhe kësisoj Skocia renditet e dyta pas Zvicres, kurse Kosova në vendin e tretë lë mbrapa Qipron, falë gol diferencës më të mirë