Kosova U17 mposht Ishujt Faroe, kualifikohet në fazën tjetër

Dardanët e rinjë kanë arritur një sukses shumë të madh.

Kombëtarja e Kosovës U17 sonte ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 1-0, duke kaluar në fazën e dytë të kualifikimeve për Kampionat Evropian, shkruan lajmi.net.

Futbolistët e Kosovës nga fillimi ishin më kërkues dhe arritën të gjejnë golin në min e 59′, përmes Arjol Bllacës.

Vendimtarë doli të jetë ky gol pasi deri në fund rrjetat më nuk u tundën dhe kështu Kosova fitoi me rezultat 1-0.

Dardanët kështu e mbyllin këtë fazë në pozitën e dytë në grupin 9 me gjashtë pikë të grubmulluara dhe arrijnë në raundin tjetër të quajtur “Elite Round”.

Në vendin e parë përfundoi Sllovenia me nëntë pikë, Kosova e dyta me gjashtë sosh duke kaluar në fazën tjetër.