Kosova U21 fiton edhe përballjen tjetër miqësore

Ka ardhur fitorja e dytë për Kombëtaren e Kosovës U21 në ndeshje miqësore.

Pas fitores ndaj Turkmenistanit, Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar edhe një tjetër fitore.

‘Dardanët’ e rinj dhe të talentuar kanë mposhtur 1:0 Kombëtaren e Maltës.

Goli i fitores për skuadrën e drejtuar nga Rafet Prekazi erdhi në minutën e 87’.