KQZ: Deri në ora 15:00, votuan 29.44 për qind e qytetarëve

Deri në ora 15:00 kanë votuar 29.44 përqind e qytetarëve të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Të dhënat janë publikuar në Komisioni Qendror Zgjedhor, ndërsa sa i përket daljes në votime prijnë komunat me shumicë serbe.

Dalja më e madhe e votuesve deri në këto orë është në Shtërpcë, me 40.10%.