Krasniqi në mesin e legjendave të xhudos

Pas përfundimit të Grand Slamit të Parisit, garës më prestigjioze në sportin e xhudos, një skuadër kalon nga “Accor Arena” në Bercy, në “Institut du Judo”, për një kamp stërvitor olimpik.

Për katër ditë, sportistë nga më shumë se 50 shtete stërviten së bashku dy herë në ditë.

Këtë vit është shtuar një pikë e jashtëzakonshme programore, ka shkruar Federata Evropiane e Xhudos të enjten.

Për promovimin e xhudos në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, janë mbledhur dhjetë top-xhudiste e pesë top-xhudistë nga 12 shtete.

Dhe natyrisht nuk mungoi Kosova.

Distria Krasniqi ishte në mesin e xhudistëve elitarë të kategorive të ndryshme.

Këta 15 xhudistë nga e gjithë bota, së bashku kanë fituar nëntë medalje të arta olimpike, 15 Kampionate Botërore dhe 12 tituj në Kampionate Evropiane.

27-vjeçarja Distria Krasniqi e kategorisë deri në 52 kilogramë, ditë më parë triumfoi në Grand Slamin e Parisit.

“Për një ditë të mbarë. Drejt Parisit 2024. Foto nga European Judo Union, për promovimin e xhudos në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’. Kampionia jonë Olimpike ishte pjesë e prezantimit, kurse mungoi Nora meqenëse nuk ishte në Grand-Slamin e Parisit kësaj radhe!”, ka shkruar trajneri Driton Kuka në Facebook.