Krasniqi pëson humbje në gjysmëfinale të Botërorit

Distria Krasniqi ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest.

Krasniqi, u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Natsumi Tsunoda, raporton lajmi.net.

Tsunoda fitoi ndeshjen me dy “Waza-ari”.

Krasniqi do të luftojë për medalje të bronztë me xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat.