Kremlini: Negociatat me Ukrainën po përparojnë pozitivisht

Dmitry Peskov

Rusia njoftoi të martën se është shumë herët për të thënë diçka rreth negociatave me Ukrainën, por bisedimet po përparojnë pozitivisht.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet nga gazetarët në Moskë lidhur me deklaratën e palës ukrainase se një marrëveshje paqeje me Rusinë mund të nënshkruhet për 1-2 javë ose deri në fillim të majit.

“Ky është parashikimi i tyre (ukrainasve). Ne s’duam të nxitojmë për të bërë një parashikim”, vlerësoi ai në përgjigje të pyetjes së lartpërmendur.

Dmitry Peskov theksoi se bisedimet e paqes me Ukrainën nuk po kalojnë me lehtësi dhe se është shumë herët për të thënë diçka rreth asaj se ku mund të mbërrijnë bisedimet në fjalë.

“Megjithatë në këtë rast është pozitiv edhe fakti që bisedimet janë duke vazhduar”, shtoi ai.

Që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë më 24 shkurt (2022), delegacionet e të dyja palëve janë ulur 4 herë në tavolinën e bisedimeve. /trt