Kremlini: Situata në Afganistan po destabilizohet

Dmitry Peskov

Kremlini është i shqetësuar për destabilizimin e situatës në Afganistan.

Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov ua njoftoi këtë gazetarëve në Moskë.

Sipas tij, situata në Afganistan është destabilizuar pas tërheqjes së ushtrisë amerikane dhe forcave aleate nga vendi.

“Ne jemi duke e ndjekur nga afër çështjen dhe fatkeqësisht shohim që situata po destabilizohet”,- tha zëdhënësi i Kremlinit.

Peskov vlerësoi edhe mundësnë e dërgimit të kontigjentit rus në Afganistan.

Një alternativë e tillë “nuk është konsoltuar” me qeverinë afgane dhe përfaqësuesit e Talibanit, iu përgjigj Peskov pyetjes së gazetarit.

Kurse në lidhje me çështjen e dërgimit të njësive shtesë ushtarake nga Rusia në kufirin e Taxhikistanit dhe Afganistanit, Peskov bëri këtë koment:

“Nuk mund të them asgjë për dërgimin e një kontigjenti shtesë. Situata nuk po ecën në drejtim të mirë. Vendimet e nevojshme në varësi të situatës do të merren nga rojet tona kufitare ushtarake”. /trt