Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në 18-vjetorin e Pavarësisë, krerët institucional kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.
Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendarja, Albulena Haxhiu e kryeministri Albin Kurti nën përcjelljen edhe të gardës ceremoniale të FSK-së kanë vendosur kurora lule.








