Kreu i Partisë Socialiste në Francë, Olivier Faure, ka akuzuar Izraelin për kryerje të “gjenocidit” në Gaza, duke e pozicionuar partinë e tij për herë të parë në një linjë me të Gjelbrit dhe Komunistët për këtë çështje.
“Gjenocidi përcaktohet kur ka qëllim të qartë, dhe anëtarë të qeverisë izraelite po bëjnë deklarata të shumta në këtë drejtim,” tha Faure gjatë një tubimi.
“Duhet ta themi hapur dhe qartë: qeveria e Benjamin Netanyahut po kryen gjenocid në Gaza,” shtoi ai. /mesazhi








