Krimi kibernetik i ka kushtuar Gjermanisë 206 milionë euro dëm

A close-up on an abstract design of a display, which is warning about a cyber attack. Multiple rows of hexadecimal code are interrupted by red glowing warnings and single character exclamation marks. The image can represent a variety of threats in the digital world: data theft, data leak, security breach, intrusion, etc...

Dëmi tejkalon shifrën e 200 milionë eurove për vitin e tretë me radhë sipas firmës analitike Bitkom e cila analizoi mëse 1 mijë kompani.

Vjedhja e pajisjeve IT dhe të dhënave, si dhe spiunazhi dhe sabotazhi industrial dhe dixhital, do ti kushtojnë Gjermanisë 206 miliardë euro në 2023.

Dëmi tejkalon shifrën e 200 milionë eurove për vitin e tretë me radhë sipas firmës analitike Bitkom e cila analizoi mëse 1 mijë kompani.

Ekonomia Gjermane është një shënjestër mjaft tërheqëse për kriminelët kibernetikë dhe shtetet armike ndërsa kufijtë mes krimit të organizuar dhe aktorëve të kontrolluar nga shtetet janë turbulluar.

Rusia dhe Kina janë burimi kryesor i këtyre sulmeve. Afro ¾ e kompanive të anketuara kanë pësuar sulme kibernetike në 12 muajt e fundit, një rënie krahasuar me 84 përqind e tyre që u goditën vitin e kaluar.

Rënia e numrit të kompanive të sulmuara është një sinjal pozitiv dhe tregon se masat mbrojtëse kanë filluar të kenë efekt. Për herë të parë më shumë se gjysma e kompanive besojnë se ekzistenca e tyre kërcënohet nga sulmet kibernetike.

Një vit më parë kjo shifër ishte 45 përqind dhe dy vite më parë 9 përqind e kompanive e besonin.