Kritik i fortë Salvinit, shkarkohet analisti i njohur

Ndodh dhe në Itali të shkarkohen nga detyra analis kur janë kritik të fortë për antarë të kabinetit qeveritar. Giampaolo Pansa një kritik i rrepët i ministrit të Brendshëm Matteo Salvini pushohet nga puna. Giampaolo Pansa, është autor i një rubrike të vjetër dhe të njohur në revistën “Panorama” që e ka krijuar që në vitin 1987 për ta zhvendosur për disa kohë edhe në “L’Espresso”.

Pansa është emër i njohur për publikun italian edhe për esetë e tij përqendruar kryesisht në rezistencën italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shkak për pushim nga puna të analistit Pansa sipas mediave italiane është një debat mes tij dhe drejtuesit Maurizio Belpietro.

Gjë që nuk pranohet nga analisti pasi e ka akuzuar drejtuesin Belpietro si censor.

Ndërsa Maurizio Belpietro  i është përgjigjur analistit duke thën:”Ishin lexuesit e tij që e pushuan. U përmbyta nga letrat e protestës sepse shkruante vetëm për Salvinin

Pansa ka pohuar se pushimi i tij është realizuar me vetëm dy telefonata. E para sipas tij ndodhi më 11 korrik, kur Belpietro e ka thirrur për t’i thënë: ” Giampaolo, ti shkruan shumë për Salvinin. Tashmë rubrika jote është dedikuar atij. Çdo herë e kritikon, e akuzon. Ministri i Brendshëm është bërë obsesioni yt. Nuk e ke idenë sesa letra proteste kamë marrë nga lexuesit e “Panorama”. Kështu nuk vazhdohet, duhet të ndryshosh argumentin ose personazhin”