Kriza e Barcelonës, zbulohet “fjalosja” mes Bartomeut dhe Messit

Zhvillime aspak të këndshme në kampin e Barcelonës.

Zhvillimet e fundit te klubi katalanas kanë vë në pah shumë gjëra, veçanërisht pse ekipi nuk është në formën e tyre më të mirë.

Krejt kjo nisi pas një deklarate të Eric Abidal, i cili tha se lojtarët e shkarkuan Ernesto Valverden, pasi nuk punuan sa duhet, përcjell lajmi.net.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e kapitenit Leo Messi, i cili i kërkonte atij të jepte emra konkretë pasi prekej i gjithë ekipi.

Megjithatë, El Chiringuito ka zbuluar një tjetër përplasje – kësaj radhes mes yllit argjentinas dhe presidentit Josep Maria Bartomeu.

Messi kishte një kërkesë për Bartomeun: ta sillte Neymarin në Camp Nou gjatë verës, por presidenti ia solli Griezmann.

Pra, fillesa e problemeve të Barcelonës ishin qysh në fillimin e këtij edicioni.