Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomatët e SHBA-së dhe Kinës takohen në Manila, para vizitës së presidentit...

Kryediplomatët e SHBA-së dhe Kinës takohen në Manila, para vizitës së presidentit kinez në Washington

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi zhvilluan sot bisedime në Filipine, transmeton Anadolu.

Të dy u takuan në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në kryeqytetin e Filipineve, Manila, i cili është kryesuesi aktual i bllokut 11-anëtarësh.

Gjatë takimit, të dy palët ka të ngjarë të diskutojnë për udhëtimin e pritshëm të presidentit kinez, Xi Jinping në SHBA këtë shtator.

Takimi vjen disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, një pretendim i hedhur poshtë nga Pekini dhe gjithashtu i kontestuar nga shumë ekspertë të sigurisë së zgjedhjeve amerikane.

Trumpi në maj zhvilloi vizitë shtetërore në Kinë, ku i bëri një ftesë Xi-së për një vizitë të kthimit këtë vjeshtë.

Rubio dhe Wang kanë mbajtur takimin e tyre të parë ballë për ballë në kryeqytetin malajzian Kuala Lumpur vitin e kaluar, në periferi të një Samiti të ASEAN-it. Të dy kanë zhvilluar disa telefonata ndërsa Rubio shoqëroi Trumpin në Pekin gjatë vizitës shtetërore.