Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati spanjoll: Qasja e ndihmës në Gaza, prioritet në bisedimet me kryeministrin...

Kryediplomati spanjoll: Qasja e ndihmës në Gaza, prioritet në bisedimet me kryeministrin palestinez

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares tha se sigurimi i aksesit humanitar në Gaza mbetet “prioritet” për Madridin në bisedimet me kryeministrin palestinez, Mohammad Mustafa në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën amerikane të mediave sociale X, Albares tha se diskutimet u përqendruan në situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar si dhe në qëndrimin e Spanjës për ndihmën humanitare.

Duke riafirmuar solidaritetin e Spanjës, Albares tha se ai përsëriti mbështetjen për popullin palestinez dhe Autoritetin Kombëtar Palestinez.

Ai theksoi se lehtësimi i hyrjes së të gjithë ndihmës së nevojshme humanitare në Gaza mbetet në axhendën e Spanjës.