Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes në Washington të enjten, transmeton Anadolu.
Ministria e Jashtme turke njoftoi sot se Fidan do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes që do të mbahet të enjten në Washington, duke përfaqësuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Nga ministria nuk u dhanë informacione të mëtejshme.
Më parë, presidenti Erdogan në bordin e avionit gjatë fluturimit të kthimit nga Etiopia, tha se është marrë një ftesë për takimin e Bordit të Paqes në Gaza, duke njoftuar se ministri i Jashtëm Hakan Fidan do të marrë pjesë në takim.



