Fidan zhvilloi takimin me Al Thanin në Doha, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh dhe angazhimesh diplomatike
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal njoftoi se Fidan zhvilloi takimin me Al Thanin në Doha, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh dhe angazhimesh diplomatike.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me takimin.






