Kryeministri Edi Rama shpall gjendje të jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone në Shqipëri, një ditë pasi tërmeti u mori jetën 24 personave dha qindra të lënduar.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, Rama tha se nuk është thjesht çështje financash.

”Ne sot do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetua dhe legjislacioni shtjellojnë, natyra e problematikës dhe situata duhet të jetë një një gjendje të jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejtë, Tiranës dhe Durrësit. Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash. E thash dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave. Gjendja e jashtëzakonshme është për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.