Kryeministri ftohet të raportojë për demarkacionin me 26 dhjetor

Kryeministri, Ramush Haradinaj është ftuar që më 26 dhjetor të raportojë para komisionit për Punë të Jashtme për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ky komision ka shtyrë shqyrtimin e projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak se kryeministri duhet të japë disa sqarime rreth pretendimeve të Komisionit të Udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi se ka pasur falsifikime të hartave nga Komisioni i paraprak i udhëhequr nga Murat Meha.