Pritet që takimi t’i vlerësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet mes Türkiyes dhe Greqisë, si dhe t’i diskutojë mënyrat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes fqinjëve të Egjeut.
Kryeministri i Greqisë pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Türkiye të mërkurën e ardhshme, me rastin e mbajtjes së takimit të 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të dyja vendeve, thuhet në një njoftim zyrtar.
Kyriakos Mitsotakis do të qëndrojë në kryeqytetin Ankara me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, tha të enjten drejtori i Komunikimeve i Türkiyes, Burhanettin Duran.
Takimi i këshillit do të bashkëkryesohet nga dy liderët, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe ministra përkatës të kabinetit, shtoi Duran.
Pritet që takimi t’i vlerësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet mes dy vendeve dhe t’i diskutojë mënyrat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje.
Gjithashtu, pritet të diskutohen zhvillimet rajonale dhe globale.
Gjatë vizitës pritet gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjeve të ndryshme që e synojnë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.








