Kryeministri i Hungarisë i kërkoi Putinit armëpushim në Ukrainë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha të mërkurën (6 prill) se ka zhvilluar një bisedë të gjatë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në një konferencë për media, Orban tha se i ka kërkuar Putinit i cili ka pushtuar Ukrainën nga 24 shkurti, të bëjë një armëpushim të menjëhershëm.

Orbani tha se e ka ftuar Putinin që të mbajnë bisedime të paqes në Hungari, që sipas tij do të mbaheshin së bashku me presidentin e Ukrainës, Francës dhe kancelarin gjerman.

Ai tha se përgjigjja e Putinit ishte “pozitive” por tha se ai pritet që të ketë kushte për këtë.

Hungaria ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Por, kryeministri Orban ka thënë se nuk do të lejojë që territori i Hungarisë të përdoret që shtetet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian të dërgojnë armatime në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. /rel