Kryeministri i Lituanisë jep dorëheqje, bie qeveria

Gintautas Paluckas

Kryeministri në largim i Lituanisë, Gintautas Paluckas njoftoi dorëheqjen e kabinetit qeveritar, përderisa ai dha dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër, transmeton Anadolu.

“Pasi mora vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër, njoftoj se Qeveria e 19-të e Lituanisë po jep dorëheqjen”, tha Paluckas në një mbledhje të qeverisë, sipas transmetuesit publik LRT.

Ai do t’ia paraqesë dorëheqjen e tij zyrtare presidentit Gitanas Nauseda, i cili pritet t’i propozojë parlamentit një kandidat për kryeministër brenda 15 ditëve.

Pasi të miratohet nga parlamenti, kryeministri i ri do të ketë 15 ditë kohë për të paraqitur kabinetin dhe programin qeveritar.

Koalicioni aktual qeverisës prej tre partish, që mban 86 vende në parlamentin me 141 anëtarë, me Partinë Social Demokratike Lituaneze (LSDP), partinë “Agimi i Nemunas” dhe “Demokratët për Lituaninë”, pritet gjithashtu të përjetojë disa rishikime sapo të formohet qeveria e re.

Paluckas njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër dhe kryetar i partisë së LSDP-së të enjten e kaluar, pasi presidenti Nauseda i dha dy javë kohë për të sqaruar publikisht akuzat mbi aktivitetet e kaluara të biznesit dhe shkeljet e dyshuara etike, ose të marrë në konsideratë dorëheqjen.