Kryeministri izraelit: Mund të mbesim të detyruar të konfliktohemi me Libanin ose Gazën

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha se nuk ka planifikuar ende ndonjë përparim politik në marrëdhëniet me palestinezët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës Yedioth Ahronoth, Bennett ka bërë deklarata në seancën e Komisionit të Sigurisë dhe Punëve të Jashtme të Parlamentit izraelit.

Bennett deklaroi se vendi i tij mund të mbesë i detyruar të hyjë në një konflikt ushtarak me Libanin ose Rripin e Gazës. Në deklaratën e tij Bennett nuk dha detaje lidhur me arsyet e kësaj.

Ndërsa në lidhje me takimin që zhvilloi muajin e kaluar në afërsi të Tel Avivit me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, kryeministri izraelit Bennett u shpreh se aktualisht nuk ka asnjë plan për të bërë përparim në çështjet politike me Palestinën.

Ai vuri theksin se interesat e Izraelit janë të mbrojë stabilitetin në Bregun Perëndimor dhe Gaza, të pengojë rritjen e fuqisë së Lëvizjes Hamas si dhe të marrë pengjet dhe të humburit. /aa