Kryeministri i Malit të Zi viziton sot Kosovën

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj do të jetë për një vizitë në Kosovë.

Kryeministri malazez do të pritet me nderime shtetërore.

Sipas agjendës së kryeministrisë takimi i dy delegacioneve do të nisë në ora 08:45.

Në orën 09:40 do të ketë konferencë për media, ndërsa në 10:15 delegacioni i Malit të Zi do ta takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndryshe, vizita e kryeministrit të Malit të Zi zhvillohet në kohën kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në vitin 2015 është ratifikuar në Kuvendin e Malit të Zi, por jo edhe në atë të Kosovës