Kryeministri në detyrë emëron një ministre të re

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar Magbule Shkodrën ministre në detyrë të Zhvillimit Rajonal.

Këtë pozitë deri më tani e ka mbajtur Rasim Demiri.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, Haradinaj ka emëruar edhe Lulzim Rafunën si ministër të Financave.

“Znj. Magbule Shkodra, emërohet ministre në detyrë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.