Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, transmeton Anadolu.
Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, ku është pritur me ceremoni nga mbreti Abdullah II.
“I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Rama janë edhe zyrtarë të tjerë të Shqipërisë.


