Kryeministri i Turqisë: Arrestimi i gylenistëve u bë në bashkëpunim me AKI-në kosovare dhe turke

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim, ka komentuar sot në një konferencë për media arrestimin e gjashtë gylenistëve në Kosovë.

Kryeministri turk e konsideron të drejtë legjitime çdo veprim ndaj “organizatave terroriste”.

“Çdo veprim kundër një organizate terroriste është një e drejtë legjitime,” tha Yildirim në një konferencë për media.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme për të njëjtën çështje ka folur edhe presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Ka konfirmuar se ky aksion ishte ndërmarrë në bashkëpunim të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës me atë turke.