Kryeministri Zaev nis vizitën zyrtare në BeH

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev ka filluar vizitën zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), me takimin e tij me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiç.Pritja solemne është bërë para godinës së institucionit të BeH-së pas së cilës do të mbahet edhe takimi i delegacionit të Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Do të nënshkruhet edhe Memorandum mirëkuptimi mes Ministrisë së Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë.Gjatë vizitës do të nënshkruhet edhe Program për bashkëpunim kulturor mes Ministrisë së Çështjeve Civile dhe Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.raporton Anadolu Agency (AA).

Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së Denis Zvizdiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të vizitojnë edhe Rotimljen, ku do të vendosin kurora me lule në pllakën përkujtimore të presidentit të ndjerë të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike. Në orët e mbrëmjes Zvizdiç dhe Zaev do të qëndrojnë në Mostar ku do të jenë të pranishëm në manifestimin “Mostar Peace Connection” dhe do të nënshkruajnë Traktatin e Paqes të Mostarit.

Kryeministri i Maqedonisë në Sarajevë arriti dje, ndërsa në aeroportin Ndërkombëtar e priti ministri i Sigurisë së BeH-së Dragan Mektiç./Mesazhi/