Kryengritësit e civilët hyjnë në rezidencat e Assadit në Damask

👇

Kryengritësit dhe civilët sirianë janë parë duke hyrë dhe plaçkitur rezidencat e ish-presidentit të vendit Bashar al-Assad në Damask.Fëmijët u panë duke vrapuar në hyrje të pallatit presidencial Al Rawda të Assadit, ndërsa burrat dolën me mobilje, sipas një video të publikuar nga The Guardian. Një burrë i armatosur është parë duke mbajtur një pushkë.

Një tjetër video e postuar në rrjetet sociale tregonte korridoret e asaj që dukej të ishte një tjetër rezidencë në kryeqytet, me tingujt e burrave dhe grave që festonin. “Këto janë paratë e popullit”, u dëgjua duke thënë një burrë.

CNN shkruan edhe për një video tjetër që tregon një grua duke vizituar kuzhinën e një shtëpie në lagjen Al Maliki të Damaskut që përshkruhej si një “pallat presidencial”.