Kryetari i Londrës uron muslimanët për Ramazanin

Muaji i shenjtë i Ramazanit i lejon muslimanët të demonstrojnë vlerat e vërteta që feja jonë na mëson për ndjeshmërinë, dhembshurinë dhe bamirësinë, tha ndër të tjera kryetari i Londrës Sadik Khan.

Ja mesazhi i tij i plotë:

Es Selamu alejkum dhe urime Ramazani

Shfrytëzoj rastin për të uruar muslimanët në Londër dhe në mbarë botën një Ramazan të lumtur, të qetë dhe të bekuar.

Ky muaj i shenjtë është një kohë kur shumë muslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit.

Ne e bëjmë këtë për të treguar përkushtimin tonë ndaj fesë sonë, Dinit tonë. Por gjithashtu na bën neve të vlerësojmë sfidat me të cilat përballen ata që janë më pak me fat, qofshin ata në shtëpi që mund të mos jenë në gjendje të vendosin ushqimin në tryezë për shkak të kostos së jetesës ose ata jashtë vendit që janë bërë refugjatë nga lufta në Ukrainë, Jemen, Afganistan apo Siri.

Ramazani i mundëson muslimanët të kujtojnë vlerat që feja jonë na mëson për ndjeshmërinë, dhembshurinë dhe bamirësinë. Dhe është një shans për të kaluar kohë të çmuar jo vetëm me familjen dhe miqtë, por edhe me fqinjët dhe komunitetet e tjera. Kurani na thotë: “…Ne ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni me njëri-tjetrin…”.

Duke pasur këtë në mendje të bashkohemi këtë Ramazan dhe të shfaqim vlerat e vërteta të Islamit si dhe frymën e hapur dhe gjithëpërfshirëse që na përcakton neve si londinez.

Nga familja ime tek e juaja Urime Ramazani. /mesazhi