Kryetari i Vitisë: Po përballemi me rrezikshmëri të lartë, pa mjete mbrojtëse, qeveria s’ka bërë asgjë

Vitia dhe Klina janë dy qytetet të cilat janë futur në karantinë pasi në Kosovë janë regjistruar dy rastet e para nga këto komuna.

Një 20 vjeçare italiane e cila po ushtronte aktivitetin e saj të punës në Klinë dhe një 77 vjeçar nga Stubëll i Vitisë që kishte ardhur në Kosovë nga Italia më 5 mars janë dy të prekurit e parë të virusit.

Lajmi.net ka marrë vesh se qyteti i Vitisë përballet me situatë të vështirë ku shëndetësia po funksionon pa masa mbrojtëse.

Kryetari i komunës së Vitisë për të biseduar rreth gjendjes së sotme në qytetin e Vitisë që nga mbrëmë ka hyrë në karantinë.

Kryetari i Komunës, Sokol Haliti për lajmi.net është shprehur se rrezikshmëria është e madhe, por ai është ankuar se niveli qendror nuk po iu ndihmon.

Izolimi i qytetit thotë se nuk është zgjedhje pasi qyteti ka edhe 43 fshatra me të cilat duhet të merret komuna.

“Rrezikshmëria është e madhe sepse pacienti ka frekuentuar shumë qytetarë në vendbanimin e tij. Por problem është që jemi duke funksionuar me masa komunale, nga niveli qendror fare nuk janë dokë këtu. Asnjë ndihmë, asnjë pajisje deri më tani. Ata duhen të na pajisin me masa mbrojtëse. Një vendim e kanë sjellë me 24 orë vonesë me izolu komunën, kur rasti ka ndodhur me një fshat. Kjo do të thotë me u izolu komuna, e fshatrat të bëjnë çka të donë.”, tha Haliti për lajmi.net.

Haliti thotë se po ballafaqohen me 43 fshatra pa mjete shëndetësore.

“Unë 15 punëtorë shëndetësorë i kam futur në karantinë. Është dashur të mbështetemi edhe me punëtorë shëndetësorë. Ka mungesë edhe policia, kryetari i Komunës, komponentë shëndetësorë të gjithë jemi pa mjete. Ne po ballafaqohemi me 43 fshatarë dhe jemi të mbyllur si komunë.”, thotë Haliti.