Kupa e Botës për klube me ndryshime nga viti 2025

Kupa e Botës për klube do të ketë ndryshime të mëdha nga viti 2025.

32 skuadra do të marrin pjesë për herë të parë, ndërsa ajo do të organizohet çdo katër vjet. Pjesëmarrja nga klubet do të jetë në fazë grupore. Tetë grupe do të përbëhen me nga katër skuadra. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë nikoqire të Botërorit për klube, ndërsa Botërorin 2026 për shtete do ta organizojnë SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika. 12 skuadra do të jenë nga UEFA, katër fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve si dhe tetë skuadrat e tjera më të mira nga katër vjetët e fundit.

Vendet për Botërorin 2025 për klube tashmë i kanë siguruar Chelsea, Real Madridi, Manchester City, Palmeiras, Flamengo, Fluminense, Monterrey, Seattle Sounders, Club Leon, Al-Ahli, Wydad Casablanca, Al-Hilal dhe Urawa Red Diamonds.